Lajme nga Bota

Biden “besimplotë” se do të takohet me Putin së shpejti

Biden “besimplotë” se do të takohet me Putin së

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë përpara reporterëve në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme se pret që homologu i tij rus do të pranojë ftesën e tij për një samit multilateral ku do të dialogohet për çështjet problematike dhe mosmarrëveshjet mes perëndimit dhe Moskës.

“Ndonëse Putin i tërhoqi trupat nga Ukraina lindore, kjo nuk ul dëshirën time apo nevojën për t’u takuar ballë për ballë. Jam besimplotë se ne do ja arrijmë. Ende nuk kemi vendosur për një vend dhe një kohë specifike, kjo është diçka për të cilën ende po punojmë”- ka thënë Biden nga Washington-i.

Kujtojmë se ndonëse administrata Biden ashpërsoi gjuhën me Kremlinin duke e cilësuar Putin “vrasës” dhe duke e paralajmëruar se SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Moska sillet në “mënyrë të papërgjegjshme”, Biden ka bërë thirrje për samitin e parë që do të ketë për fokus ekskluzivisht mosmarrëveshjet me Rusinë.

Ende nuk është dhënë një përgjigje definitive nga Moska, por mesa duket nga mesazhi i Biden ditën e djeshme janë bërë biseda informale për zhvillimin e këtij samiti.

Përshtatur në shqip nga “Reuters”/ tiranapost.al