Lajme nga Bota

Biden dhe Merkel takim në Shtëpinë e Bardhë në Korrik

Biden dhe Merkel takim në Shtëpinë e Bardhë në Korrik

Kancelarja gjermane në ikje Angela Merkel do të zhvillojë edhe një vizitë të fundit zyrtare në Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve federale të shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të presidentit amerikan Biden ku njoftohet se dy liderët kanë rënë dakord për një takim bilateral që do të zhvillohet në datën 15 korrik..

“Takimi do të riafirmojë lidhjet e thella bilaterale mes SHBA-ve dhe Gjermanisë dhe do të shërbejë për diskutimin e bashkëpunimit të ngushtë mes ndryshimeve klimatike dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare.”- ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Takimi me Merkel do të konkludojë një muaj të ngjeshur takimesh me rëndësi ndërkombëtare për presidentin Biden i cili ndodhet në samitin e G7 dhe në datën 16 qershor do të takohet në Gjenevë me Putin, ndërkohë që më pas pritet takim edhe me Erdogan dhe presidentin e Ukrainës.

Takimi do i shërbejë Shtëpisë së Bardhë si një okazion simbolik për të sinjalizuar ndryshimin e qasjes që Trump që e konsideronte Gjermaninë një rival tregtar dhe në mënyrë famëkeqe refuzoi t’i jepte dorën Merkel gjatë takimit të tyre të përbashkët.

Tiranapost.al