Lajme nga Bota

Biden dhe Xi shtrëngojnë duart në Indonezi

Biden dhe Xi shtrëngojnë duart në Indonezi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u takuan të hënën në Indonezi në një periudhë kur marrëdhëniet midis vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, të dëmtuara nga mosmarrëveshjet për një sërë çështjesh që nga Tajvani e deri tek çështjet e tregtisë, raporton VOA.

Ata u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në takimin e G20 .

“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale. që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.

Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të "përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA" dhe se ai ishte i përgatitur për një "shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve" me presidentin Biden.

Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në shtëpi. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.