Lajme nga Bota

Biden flet publikisht pas ngjarjes tragjike në shkollën në Texas, ku mbetën të vdekur 19 fëmijë

Biden flet publikisht pas ngjarjes tragjike në shkollën në Texas,

Presidenti Joe Biden ka folur publikisht pas të shtënave të tmerrshme të së martës në një shkollë fillore në Teksas, ku mbetën të vdekur 18 fëmijë të mitur.

Një Biden qartësisht emocional mbajti fjalim para kombit amerikan nga dhoma e Roosevelt në Shtëpinë e Bardhë rreth një orë pasi u kthye nga një udhëtim pesë-ditor nga Azia.

"Unë shpresoja që kur të bëhesha president, nuk do të më duhej ta bëja më këtë," filloi Biden. "Një tjetër masakër. Uvalde, Teksas. Një shkollë fillore. Nxënës të bukur, të klasës së dytë, të tretë, të katërt," tha ai.

"Si komb duhet të pyesim se kur do të ngrihemi para hollit të armëve," tha ai, duke ngritur zërin. "Unë jam i sëmurë dhe i lodhur nga kjo - ne duhet të veprojmë."

Ai gjihashtu i bëri thirrje Kongresit që ndërmarrë masa për armët.