Lajme nga Bota

Biden i hap rrugën Mark Rutte që të udhëheqë NATO-n

Biden i hap rrugën Mark Rutte që të udhëheqë NATO-n
Kryeministrin holandez Mark Rutte është pretendent për të qenë kreu i ardhshëm i NATO-s. Mbretëria e Bashkuar dhe Presidenti Joe Biden po mbështesin kryeministrin holandez që të pasojë Jens Stoltenberg, i cili pritet të japë dorëheqjen në tetor.

Mbështetja e Biden-it ka të ngjarë të ndikojë më shumë aleatë që të pranojnë Rutte-n. Dy të tretat e vendeve të NATO-s po mbështesin emërimin e Rutte për të marrë drejtimin e aleancës ushtarake, shkruan Politico.

Rruga e Rutte për në rolin e sekretarit të përgjithshëm e vendos atë në një kurs përplasjeje me Rusinë, pasi aleanca lufton kundër agresionit të Vladimir Putinit dy vjet që nga pushtimi i plotë i Ukrainës. Dhe nëse ish-Presidenti Donald Trump kthehet në Presidencë, udhëheqësit holandez do t’i duhet të përballet me skepticizmin e republikanëve ndaj NATO-s dhe sigurisë kolektive.