Biden i lejon Kievit përdorimin e raketave amerikane, Richard Grenell: Po përshkallëzon luftërat para se të ikë
Presidenti Joe Biden ka autorizuar përdorimin e armëve të fuqishme amerikane me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën për të gjuajtur brenda Rusisë, sipas një zyrtari të lartë amerikan të njohur me vendimin.
Vendimi vjen pasi Rusia ka dislokuar gati 50,000 trupa në Kursk, rajoni jugor rus ku Kievi nisi kundërofensivën e tij të befasishme në verë, për t’u përgatitur për të rimarrë territorin.
Mijëra trupa të Koresë së Veriut janë vendosur në Kursk si pjesë e ofensivës.
Vendimi për të lejuar përdorimin e Sistemeve Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, ishte në shqyrtim prej muajsh.
Richard Grennell, një nga këshilltarët më të afërt për politikën e jashtme të Trump, ka reguar në rrjetin social “X”.
“Përshkallëzim i luftërave para se të lërë zyrën”,- shkruan Grenell.
Çfarë është ATACMS?
Sistemi i raketave taktike të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin. Këto raketa mund të arrijnë objektiva deri në 300 kilometra disatancë dhe janë të vështira për t'u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.
Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato janë përdorur një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.
ATACMS lejon Ukrainën të godasë më thellë në territorin e Rusisë, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.