Biden “mund” sërish Trump, mbi 1 milion njerëz më shumë panë inaugurimin e tij si President

E Premte 22 Janar 2021, 16:49
TiranaPost
Inaugurimi i Presidentit Joe Biden siguroi mbi 1 milion shikues më shumë sesa ai i ish-Presidentit Donald Trump.
Të dhënat nga “Nielsen” tregojnë se thuajse 39.87 milion njerëz e ndoqën drejtpërsëdrejti betimin e presidentit demokrat Joe Biden në gjashtë rrjete televizive. Audienca e Biden ishte 4 përqind më e lartë se ajo e Donald Trump në ceremoninë e vitit 2017.
Të dhënat mbulojnë 30 minutëshin që nis nga ora 11:45, me kohën lokale të mërkurën, kur Biden bëri betimin dhe mbajti fjalimin e tij të parë si president i vendit në Capitol Hill.
Ndërkohë ceremonia e betimit të demokratit Barack Obama në vitin 2009 u ndoq nga 51.2 milionë shikues.
Artikulli i marrë nga Business Insider, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.