Lajme nga Bota

Biden në telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës: Ju ofroj mbështetje të pakushtëzuar në përballjen me Rusinë

Biden në telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës: Ju

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë telefonatën e parë zyrtare me homologun e tij ukrainas, Volodymy Zelenskiy, një ditë pas shtimit të aktivitetit ushtarak rus në kufirin lindor të Ukrainës.

Sipas zëdhënëses të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Biden i ka ofruar mbështetje pa rezerva Kievit në përballjen që ka me Rusinë, forcat e së cilës kanë okupuar Krimenë dhe furnizojnë financiarisht dhe me armatime rebelët në rajonin e Donbasit.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 50 minuta, ka qenë “provokimi” i radhës i presidentit Biden përkundrejt regjimit të Putin, teksa tre javë më parë e ka cilësuar presidentin rus “vrasës” duke mos i lënë kështu hapësira diplomacisë apo interpretimeve se administrata Biden mund të ketë interes përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Tiranapost.al