Lajme nga Bota

Biden përshpejton punën për të vendosur Harriet Tubman në kartmonedhën 20 dollarëshe

Biden përshpejton punën për të vendosur Harriet Tubman

Departamenti i Thesarit ka nisur punën për të vendosur në kartmonedhën 20 dollarëshe Harriet Tubman. Ndryshimi i kartonedhave ishte shtyrë për deri në 2028-ën, por administrata e Biden është angazhuar të përshpejtojë procesin.

"Është e rëndësishme që në paratë tona të pasqyrojnë historinë dhe diversitetin e vendit tonë," tha Psaki. "Dhe imazhi i Harriet Tubman në kartëmonedhën e re do të pasqyrojë pikërisht këtë".

Vendimi për të vendosur Harriet Tubman në 20 dollarët e rinj u nxit nga mijëra amerikanëve të rinj dhe të moshuar.

Një sondazh online i realizuar në 2015-ën mori më shumë se 100 mijë vota në favor të zëvendësimit të Presidentit Andrew Jackson, me Harriet Tubman në faturën prej 20 dollarësh.

Po kush është Harriet Tubman?

Harriet lindi si skllave dhe kur u rrit vendosi të arratiset, për t`u rikthyer sërish. Plot 18 herë u rikthye në vendin ku mbaheshin skllevër familjarët e saj, miqtë dhe i shpëtoi të gjithë, 70 vetë. Harriet sot është simbol i forcës së gruas, i forcës së njerëzve me ngjyrë dhe i forcës së atyre që kanë lindur si të shtypur, por që ia dalin t`i heqin prangat.

Harriet Tubman ka frymëzuar artistë të bëjnë filma dhe në nder të saj është ngritur edhe një muze.

*Artikulli i Today u përshtat në shqip nga Tiranapost.al