Lajme nga Bota

Biden thotë se raketa në Poloni nuk erdhi nga Rusia

Biden thotë se raketa në Poloni nuk erdhi nga Rusia

Biden dhe liderët më të fuqishëm të botës janë mbledhur në Bali në samitin G20. Nga atje, sipas burimeve të tij paraprake, presidenti i SHBA-së thotë se raketa në Poloni nuk u nis nga Rusia.

“Ka informacion paraprak që e kundërshton hedhjen nga Rusia. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jetë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, tha Biden.

Raketa e prodhimit rus ra dje mbi Poloni, shumë afër kufirit me Ukrainën. Si pasojë u vranë 2 persona.

Kjo ngjarje shkaktoi shqetësim mbarëkombëtar. Polonia është vend i NATO-s, që do të thotë se sulmi mbi një vend të NATO-s, është sulm ndaj gjithë aleancës.