Biden thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij, Trump i uron shërim të shpejtë

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka thyer këmbën ndërsa luante me qenin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i tij, Kevin O'Connor ndërsa tregon se Biden do të mbajë një “çizme mbrojtëse” për disa javë.
Mjekët fillimisht menduan se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm. O’Connor, tha se një skanim shtesë zbuloi se ai kishte pësuar thyerje të lehta në këmbën e djathtë.
Biden ka thyer këmbën pasi ka rrëshkitur ndërkohë që luante me një prej qenëve të tij gjermanë.
Update: The president-elect’s doctor says additional scan showed multiple small fractures mid foot that will keep Mr. Biden in a boot for several weeks. https://t.co/98cEURHZQ0
— Kelly O'Donnell (@KellyO) November 30, 2020
Pas lajmit Presidenti i SHBA, Donald Trump shkroi në Twitter: "Shërohuni shpejt!"
Get well soon! https://t.co/B0seiO84ld
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 30, 2020
Biden, i cili mundi republikanin Trump në zgjedhjet e nëntorit, pritet të marrë Shtëpinë e Bardhë në 20 Janar dhe do të bëhet presidenti më i vjetër i SHBA.
*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.