Lajme nga Bota

Bie pak numri i viktimave nga dje në Itali, por shifrat mbeten tragjike: Ja përditësimi sot

Bie pak numri i viktimave nga dje në Itali, por shifrat mbeten tragjike: Ja

Të dhënat e fundit në Itali tregojnë për një frenim të numrit të të infektuarve dhe viktimave, ndryshe nga një ditë më pare, edhe pse situate mbretet dramatike.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 651 të vdekur ( dje ishin 793), duke çuar totalin në 5,476.

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 3,957, më pak se dje kur u regjistruan 4821. Numri në total i të infektuarve është 46.638.

Të shëruar janë 952, duke çuar totalin në 7024.

Ndërsa në trajtim intensiv janë 3009, 152 më shumë se dje.

Komisioneri për Emergjencën dhe Mbrojtjen Civile, Andrea Borelli bëri përditësimin i cili tha se numrat e viktimave dhe të të infektuarve sot janë më ulët se ato të një dite më parë.