Lajme nga Bota

Bill Clinton shtrohet në spital

Bill Clinton shtrohet në spital

Bill Clinton është shtruar në spital dy ditë më parë në Los Angeles. Nuk ka Covid. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një infeksion.

Zëdhënësja e tij njofton që shtrimi është bërë që ditën e martë dhe e thekson se nuk ka të bëjë me virusin Covid-19.

“Ai është duke u përmirësuar, në humor dhe tepër mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit që po i japin kujdes të shkëlqyer”, tha Ureña, zëdhënësja e tij në Tëitter.

CNN raporton se Clinton ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv, kryesisht për t'i dhënë atij privatësi dhe jo sepse kishte nevojë për oksigjen apo terapi intensive.

Gjendja e tij lidhet me disa probleme të hershme të zemrës, njofton CNN.

“Antibiotikët kanë përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tij dhe presim të kthehet në shtëpi”, shkruan një tjetër zëdhënes.