Lajme nga Bota

Bill dhe Melinda Gates do të divorcohen pas 27 vitesh martesë

Bill dhe Melinda Gates do të divorcohen pas 27 vitesh martesë

Çifti i mirënjohur në fushën e filantropisë, Bill dhe Melania Gates me anë të një deklarate të publikuar papritur ditën e sotme, kanë lajmëruar se pas 27 vitesh kanë vendosur të divorcohen.

“Nuk besojmë se kemi çfarë t’i japim njëri-tjetrit më si çift”- shkruhet në deklaratë. Miliarderi i “Microsoft” dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të përfshirë në dhjetëra misione filantropike dhe kanë financiuar në kuadër të “Bill & Melinda Gates Foundation” kërkimin shkencor në shumë fusha të rëndësishme të mjekësisë dhe agrokulturës për të luftuar sëmundjet dhe urinë në botë.

Ne vazhdojmë të besojmë tek misioni ynë dhe do të vazhdojmë punën në fondacion, por në jetën private nuk mund të ketë më bashkëpunim mes nesh në këtë fazë të jetës sonë. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë që do të fillojë tranzicionin drejt një jete të re”- shkruhet në deklaratë.

Fondacioni i tyre ka më shumë se 51 miliard dollarë në asete, që nuk dihet si do të ndahen në rast se ende nuk është rënë dakord paraprakisht për ndarjen me konsensus të kësaj vlere.

Tiranapost.al