Lajme nga Bota

Bill Gates humb babain dhe poston shënimin prekës: Ishte gjithçka që unë përpiqem të jem

Bill Gates humb babain dhe poston shënimin prekës: Ishte

William H. Gates II, avokati dhe filantropi i njohur në SHBA, babai i themeluesit të Microsoft Bill Gates ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Ai vuante prej disa vitesh nga sëmundja e Alzheimer. Miliarderi Gates ka postuar një shënim për ikjen e babait, ku tregon se si u rrit, si u edukua dhe çfarë mbajti vath në vesh nga William Gates.

Lexojeni të plotë si më poshtë:

Babai im ndërroi jetë paqësisht në shtëpi dje, i rrethuar nga familjarët e tij.

Do të na mungojë më shumë sesa mund të shprehemi tani. Ndiejmë pikëllim por edhe mirënjohje. Vdekja e babait tim nuk ishte e papritur - ai ishte 94 vjeç dhe nuk ishte mirë nga ana shëndetësore, kështu që të gjithë patëm një kohë të gjatë për të reflektuar sesa me fat jemi që kemi pasur këtë njeri të mahnitshëm në jetën tonë për kaq shumë vite. Dhe nuk është vetëm kjo. Mençuria, bujaria, ndjeshmëria dhe përulësia e babait tim patën një ndikim të madh edhe tek njerëz të tjerë në të gjithë botën.

Motrat e mia, Kristi dhe Libby dhe unë jam shumë me fat që jemi rritur nga nëna dhe babai ynë. Ata na inkurajuan vazhdimisht dhe u treguan gjithmonë të duruar me ne. E dija që dashuria dhe mbështetja e tyre ishin të pakushtëzuara, edhe kur u përballën  me vitet e mia të adoleshencës. Jam i sigurt se kjo është një nga arsyet pse u ndjeva rehat duke marrë disa rreziqe të mëdha teksa isha i ri, si largimi nga kolegji për të filluar Microsoft-in me Paul Allen. E dija që ata do të ishin në anën time edhe nëse dështoja.

Teksa plakem vetë, vlerësoj ndikimin dhe qetësinë e babait tim në pothuajse gjithçka që kam bërë në jetë. Në vitet e para të Microsoft, unë iu drejtova atij në momente kyçe për të kërkuar këshillën e tij ligjore. (Rastësisht, babai im luajti një rol të ngjashëm edhe me Hoëard Schultz nga Starbucks, duke e ndihmuar atë të në jetën e biznesit. Unë dyshoj se ka shumë të tjerë me histori të ngjashme.)

Babai im gjithashtu pati një ndikim të thellë në formimin tim. Kur isha fëmijë, ai nuk u tregua aspak detyrueshëm ose sundues, e megjithatë ai gjithmonë më shtynte të provoja gjëra që i urreja ose nuk mendoja se mund t'i bëja (si not dhe futboll,). Më modeloi një etikë mahnitëse të punës. Ai ishte një nga avokatët më të zellshëm dhe më të respektuar në Seattle, si dhe një udhëheqës i madh civil në rajonin tonë.

Ndikimi i babait tim në Fondacionin Gates është po aq i madh. Gjatë fëmijërisë time, ai dhe nëna ime më mësuan me shembuj konkretë se çfarë ishte bujaria.

Fondacioni Bill & Melinda Gates nuk do të ishte ai që është sot pa babanë tim. Më shumë se kushdo tjetër, ai formoi vlerat e fondacionit. Ai ishte bashkëpunues, i mençur dhe serioz, gjithmonë me dëshirën për të mësuar. Emri i babait është saktësisht William H. Gates II, por ai kurrë nuk e përdori "II" –mendonte se tingëllonte pak si mbytëse) Ai ishte i shkathët dhe prekej kur shihte njerëz që vuanin në botë. Dhe ai nuk linte askënd prej nesh të harronte njerëzit në nevojë, teksa diskutonim strategji.

Ne kemi punuar së bashku në fondacion jo aq shumë si baba dhe bir, por si miq dhe kolegë. Unë dhe ai gjithmonë patëm dashur të bënim diçka konkrete së bashku. Kur filluam nuk e patëm idenë se sa shumë do të argëtoheshim dhe do afroheshim akoma më shumë.

Babai im pati një ndikim thellësisht pozitiv në rolet e mia më të rëndësishme si burrë dhe baba. Kur jam në të mirën time, e di që është për shkak të asaj që kam mësuar nga babai im sidomos në respektimin e grave dhe udhëzimin e zgjedhjeve të fëmijëve me dashuri dhe respekt.

Bill Gates humb babain dhe poston shënimin prekës: Ishte

Babai më shkroi një letër në 50 vjetorin e lindjes. Është një nga pasuritë e mia më të çmuara. Në të, ai më inkurajoi të qëndroja gjithmonë kurioz dhe të mësoja. Ai shkruante disa gjëra mjaft prekëse. Përvoja e të qenit djali i Bill Gates ishte i pabesueshëm. Njerëzit e pyesnin babanë nëse ai ishte Bill Gates i vërtetë. E vërteta është se ai ishte gjithçka që unë përpiqem të jem. Do të më marrë malli çdo ditë! / GatesNotes/