Lajme nga Bota

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe miliarderi Bill Gates ka bërë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gates përmes një postimi në Tëitter ku thekson se ndihet shumë mirë dhe falënderon të gjithë shkencëtarët dhe punonjësit shëndetësorë që bënë të mundur zhvillimin e një vaskine.

Por pavarsisht lajmit se është vaksinuar, ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër Covid-19 ka marrë.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën e parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, shkruan Gates.

Pas përhapjes së koronavirusit Bill Gates është vënë shpesh në shënjestër të teorive të konspiracionit dhe një prej tyre thotë se e ka ditur më përpara përhapjen e Covid.

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër