Lajme nga Bota

Bill Gates: Në janar del vaksina, por ja ç`duhet të kemi parasysh

Bill Gates: Në janar del vaksina, por ja ç`duhet të kemi

"Sipas të gjitha gjasave, një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër Covid-19 do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm. Në fakt, mbase do të ketë më shumë se një", tha Gates.

Fjalët e Bill Gates për Corriere della Sera nuk janë vetëm një shpresë, por edhe një paralajmërim:

"Është e nevojshme të sigurohemi që ekziston kapaciteti për të prodhuar miliarda doza të vaksinës, gjetjen e financimit për ta realizuar dhe për identifikuar strategjitë më të përshtatshme për shpërndarjen e saj”, tha Gates.

Sipas tij është shumë e rëndësishme të bëhet shpërndarja globale e vaksinës. Nëse e përfitojnë fillimisht vetëm vendet e pasura, atëherë do shkaktohej një katastrofë. Udhëtarët nga vendet e varfra do infektonin ata në vendet e pasura (pasi asnjëherë s`mund të arrihet vaksinimi 100% në pak orë), kështu vatra të reja do të hapen. Kështu dëme do shkaktohen për njerëzit e pasur dhe të varfër, ata që janë në proces vaksinimi dhe ata që nuk po vaksinohen se vijnë nga vende të varfra.

Pra çelësi është shpërndarja botërore e vaksinës dhe për këtë duhet parapërgatitje për të cilën ka kohë deri në janar.

*Burimi Huffington Post