Lajme nga Bota

Billie Eilish e fut në këngë gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard, por jo për mirë

Billie Eilish e fut në këngë gjyqin e Johnny Depp dhe Amber

Billie Eilish këndoi live në një nga koncertet e saj këngën “TV”. Në të futi edhe gjyqin e famshëm Depp-Heard, por jo për mirë.

Në tekstin e shkruar nga vëllai i saj, me të cilin u ngjit edhe në skenë, Billie thotë: “Interneti u çmend duke parë yjet e filmave në gjyq / Ndërsa ata po përmbysin ligjin ‘Roe kundër Wade’”.

Në këtë këngë Billie e vë theksin tek pika ku ka arritur televizioni, online-i dhe interesi publik. Për katër javë njerëzit ndoqën live gjyqin mes Johnny Depp dhe ish gruas së tij Amber Heard që akuzohej për mashtrim. Ky gjyq u zhvillua paralalelisht me debatet në Senat për të hequr të drejtën e abortit.

“Roe kundër Wade” është ligji aktual që u jep të drejtën grave të ndërpresin në trimestrin e parë një shtatzëni të padëshiruar apo të paplanifikuar.