Lajme nga Bota

Biznes me Covid? Në aeroportin e Frankfurtit mund të bësh testin por ja sa do paguash

Biznes me Covid? Në aeroportin e Frankfurtit mund të bësh testin

Aeroporti i Frankurtit ka hapur ditën e djeshme një qendër testimi. Thuhet se kjo është një mënyrë për të siguruar pasagjerët që udhetojnë me ankth dhe për tu kthyer në normalitetin (e ri) të udhëtimeve.

Firma Biotech Centogene, në bashkëpunim me linjat ajrore të Frankfurtit, si Lufthansa kanë nisur shërbimin e ri të testimit në aeroportin më të madh të Gjermanisë. Kjo metodë do të zgjasë deri me datë 31 korrik 2021. Pasagjerët që fluturojnë për në ose nga aeroporti i Frankfurtit me Lufthansa do të jenë në gjendje të bëjnë analizën e koronavirusit dhe përgjigjet e mostrave do të dalin nga qendra e ngritur pranë terminalit kryesor.

Kostoja e testit është 59 euro dhe rezultati del brenda 6 orësh, maksimumi deri në 8 orë. Por ata që e duan përgjigjen më shpejt, për 2-3 orë, mund të paguajnë 139 euro.

Rezultati do i paraqitet pasagjerit në mënyrë dixhitale. Kjo është komentuar edhe si një mënyrë për të mos u karantinuar nëse nuk ke virus.

Ndërkaq, Gjermania  dhe BE në tërësi nuk i hap kufijtë për qytetarët shqiptarë nga 1 korriku. Megjithatë lista do të përditësohet çdo javë.