Lajme nga Bota

Blinken paralajmëron sërish Rusinë: SHBA-të do përgjigjen ashpër, nëse veproni pa papërgjegjshmëri

Blinken paralajmëron sërish Rusinë: SHBA-të do

Sekretari i Shtetit amerikan, Anthony Blinken nuk ka zbutur tonet përkundrejt Rusisë, teksa ka lajmëruar sërish se në rast se Kremlinin “sillet në mënyrë të papërgjegjshme apo agresive” do të vuajë reagimin e menjëhershëm dhe deciziv të SHBA-ve.

Këtë deklaratë, Blinken e ka bërë në emisionin radiofonik të BBC 4 “Today Program”. Në sjelljet e papërgjegjshme, Blinken ka numëruar sulmet dixhitale, përfshirjen në zgjedhje, por edhe vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut si në rastin e Alexei Navalny-t.

Kryediplomati amerikan ka thënë se Washington-i është i sinqertë në thirrjen për një samit dhe shtim të dialogut me Moskën dhe se do të preferonte që Kremlini të sillej “në një mënyrë të parashikueshme” që do të lejonin stabilitetin.

Kujtojmë se marrëdhëniet bilaterale mes superfuqive ndodhen në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, teksa të dy ambasadorët janë thirrur për konsultime, SHBA ka sanksionuar shumë zyrtarë të lartë rusë si dhe ka ndaluar blerjen e bondeve nga Rusia, duke thelluar kështu përplasjes që lindën me komentin e presidentit Biden që e cilësonte homologun e tij Putin, një “vrasës që do të marrë atë që meriton”.

Tiranapost.al