Lajme nga Bota

Bllokimi i çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, Gjermania trysni Bullgarisë për heqjen e vetos

Bllokimi i çeljes së negociatave të Maqedonisë së

Vendi ynë po vuan pasojat e ngërçin të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shkupit zyrtar nga Bullgaria. Ministri gjerman për marrëdhëniet me Europën, Michael Roth i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, gjë që do ta hiqte bllokimin edhe për Shqipërinë.

Kjo thirrje e Ministrit të Gjermanisë vjen një ditë para mbledhjes së këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin.

“Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.

Gjatë ditës së sotme, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën.

Anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantic”, thekson SHBA-ja.

Në deklaratën e parë për mediat pasi dje u rizgjodh president, Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit” tha ai. Por tashmë që në lojë është futur SHBA, gjërat nuk janë më njëlloj", tha Radev.

Tiranapost.al