Bllokohen pistat, vonesa në aeroportin e Mynihut sot
E Shtunë 18 Maj 2024, 10:52
TiranaPost
Aeroporti i Mynihut u mbyll këtë mëngjes pasi aktivistët e klimës u ulën në dy pista duke bllokuar fluturimet.
Një nga dy pistat e aeroportit tani është hapur, por do të ketë vonesa, thonë zëdhënës të aeroportit.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një moment kur ngarkesa e fluturimeve është e madhe.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse shkruan në vendngjarje për të larguar aktivistët.
Si arritën të depërtojnë në pista?
Zëdhënësi i policisë federale tha se tetë persona fillimisht u përpoqën të hynin në katër pika të ndryshme në të njëjtën kohë duke prerë gardhin e sigurisë së aeroportit.