Lajme nga Bota

Bllokoi anijen me emigrantë 2 vjet më parë, Matteo Salvini del në gjyq dhe ironizon dëshmitarin Richard Gere

Bllokoi anijen me emigrantë 2 vjet më parë, Matteo Salvini del

Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka dalë në gjyq sot, në Siçili, i akuzuar për bllokimin e ankorimit të një varke emigrantësh në gusht të 2019-ës. Politikani i krahut të djathtë mohon akuzat për shpërdorim detyre.

Mes dëshmitarëve në gjyq ishte edhe aktori Richard Gere, i cili ishte në bordin e asaj anije. Salvini mbylli portin dhe i la pasagjerët të bllokuar për tre javë, në det të hapur, në kushte të vështira.

Bllokoi anijen me emigrantë 2 vjet më parë, Matteo Salvini del

Nëse shpallet fajtor, Salvini rrezon 15 vite burg.

Ish ministri bëri ironi me praninë e Richard Gere në gjyq.

“Pyes veten nëse është serioze që Richard Gere i Hollivudit do të dëshmojë për sjelljen time në një gjyq”, u tha ai gazetarëve jashtë gjykatës.

Salvini tha se ai po mbronte në atë kohë politikën e qeverisë së tij për 'portet e mbyllura' që synon të ndalojë emigrantët të hyjnë në territor.

Gjyqi u ndërpre pas disa orësh. Seanca e radhës është caktuar për në 17 dhjetor.