Bluza e Zelensky-t shitet në ankand 100 mijë dollarë

E Shtunë 7 Maj 2022, 21:32
TiranaPost
Bluza ushtarake e Volodymyr Zelensky-t është shitur mbi 100 mijë dollarë në një ankand për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, në Londër. Kryeministri britanik Boris Johnson vendosi që çmimi fillestar të ishte 50 mijë paund.
“Përkraheni Ukrainën sonte miqtë e mi, në mënyrë që kryeqyteti i madh e i lashtë evropian, Kievi të mos kërcënohet më kurrë dhe që Ukraina të jetë e lirë sërish”, tha kryeministri Johnson.
Një video e regjistroi edhe Zelensky, i cili falenderoi për mbështetjen Boris Johnson.