Lajme nga Bota

Boris Johnson ende në kujdes intensiv. Ekspertët: Rikuperimi i tij do zgjasë deri në verë

Boris Johnson ende në kujdes intensiv. Ekspertët: Rikuperimi i tij do

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka kaluar edhe këtë natë në spital, nën kujdes intensiv. Sipas Daily Mail, ekspertët thotë që përmirësimi i gjendjes së tij do dojë edhe 1 deri në 2 muaj, kurse rikuperimi total do zgjasë përgjatë gjithë verës.

Ata tregojnë se kryeministri do humbasë forcë dhe peshë dhe do duhet kohë t`i rifitojë.

Johnson u diagnostikua me virus COVID-19 që në 27 mars, por u shtrua në spital mbrëmjen e së dielës ku një ditë më vonë kaloi në kujdes intensiv, si pasojë e gjendjes së përkeqësuar.

Zëdhënësi i Johnson, Raab tha se gjendja është e qëndrueshme.

Pozitive është edhe e fejuara e tij shtatzënë Carrie Symonds, por në gjendje të mirë shëndetësore.

*Burimi Daily Mail