Lajme nga Bota

Boris Johnson paralajmëron britanikët: Përgatiuni për një Brexit pa marrëveshje

Boris Johnson paralajmëron britanikët: Përgatiuni për

Kryeministri Boris Johnson i ka thënë britanikëve që të përgatiten për një Brexit pa marrëveshje nëse BE nuk bën një ndryshim thelbësor në qasjen e saj ndaj bisedimeve të bllokuara të tregtisë dhe sigurisë.

Në një deklaratë televizive, kryeministri tha se nuk u largua nga bisedimet, pavarësisht nga afati i tij i vendosur për një marrëveshje që kishte kaluar të enjten.

Sipas "The Guardian" Boris Johnson gjithashtu u shpreh se vendi duhet të përgatitet për një skenar pa marrëveshje në 1 janar, ndërsa hap rrugën për bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme.