Lajme nga Bota

Boris Johnson: Nëse Putin do kishte qenë grua, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

Boris Johnson: Nëse Putin do kishte qenë grua, nuk do ta kishte

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua”, kështu tha Boris Johnson, pak para nisjes së Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se pushtimi është një çmenduri dhe se Putin është ‘macho', 'shembull i përsosur i maskulinitetit toksik'. Kështu Johnson bëri thirrje për më shumë gra në pozitat e pushtetit.

Thirrja tjetër që Johnson do bëjë sot është kundrejt anëtarëve të tjerë të aleancës mbrojtëse që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Shpenzimet e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar parashikohen të arrijnë 2.3% të PBB-së.