Lajme nga Bota

Boris Johnson paralajmëron bllokimin: Nga e enjtja do qëndroni në shtëpi deri në dhjetor

Boris Johnson paralajmëron bllokimin: Nga e enjtja do qëndroni në

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka lajmëruar në një konference për shtyp se do marrë masa të reja kundër Covid.

Ai ka deklaruar se s`ka ndër mend ta lejojë më tej përhapjen e virusit dhe ndaj u bën të qartë anglezëve se nga e enjtja do u duhet të izolohen në shtëpi.

Edhe Anglia, si pjesa më e madhe e botës po përjeton një rritje të madhe të shifrave në këtë valë të dytë.

Masat e reja do të vlejnë deri në 2 dhjetor, sipas Johnson që sqaron se është konsultuar më parë me ekspertët. Dyqanet joutilitare dhe hotelet e lokalet do mbyllen. Shkollat dhe universitetet do vazhdojnë të jenë të hapura.

Austria lajmëroi sot një mbyllje, Franca, Spanja, Gjermani janë izoluar pjesërisht gjithashtu.

*Burimi The Independent