Lajme nga Bota

Boris Johnson reagon për vrasjen e deputetit David Amess: Zemrat tona janë plot trishtim

Boris Johnson reagon për vrasjen e deputetit David Amess: Zemrat tona

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur për vdekjen e deputetit konservator David Amess, i cili u vra sot me thikë gjatë një takimi elektoral. Johnson ka thënë se Amess ishte një nga njerëzit më të mirë dhe më të butë në politikë, i cili ka patur një kontribut të rëndësishëm në miratimin e ligjeve për personat që kanë më shumë nevojë.

"Të gjitha zemrat tona janë plot tronditje dhe trishtim sot për humbjen e David Amess, i vrarë në takimin e tij elektoral në një kishë pas gati 40 vjetësh shërbimi të vazhdueshëm ndaj njerëzve të Essex dhe Mbretërisë së Bashkuar. Davidi ishte një njeri që besonte me pasion në këtë vend dhe të ardhmen e tij. Ne kemi humbur sot një nëpunës të shkëlqyer publik dhe një mik dhe koleg shumë të dashur."

Tiranapost.al