Lajme nga Bota

Boris Johnson sërish baba, do vijë në jetë fëmija ylber

Boris Johnson sërish baba, do vijë në jetë fëmija ylber

Pak ditë pas martesës, bashkëshortja e Boris Johnson, Carrie ka dhënë lajmin se do të bëhen sërish prindër. Ky do të jetë për çiftin fëmija i dytë, ndërkohë që Boris ka fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme. Carrie e quan këtë fëmijë, ylber, pasi ky është emërtimi që i jepet një bebi që vjen pas një aborti.

Boris Johnson sërish baba, do vijë në jetë fëmija ylber

Carrie shkruan se ndihet e lumtur që pas një aborti që ka pësuar në fillim të këtij viti, shtatzënia e kësaj radhe po shkon mbarë. Sipas llogarive të gruas së kryeministrit britanik, bebi vjen për Krishtlindje.

Ajo dhe Boris u bënë prindër të Wilfred prillin e kaluar në kohën që të dy ishin të infektuar me Covid.