Boris Johnson tregon kërcënimin që i bëri Putin para se të pushtonte Ukrainën: Më duhet vetëm një minutë për të të vrarë

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe tha se lideri rus ishte mburrur se do t'i ‘duhej vetëm një minutë’ për ta vrarë atë me një raketë, pasi Johnson e paralajmëroi të braktiste planet e tij për të sulmuar Ukrainën.
Kërcënimi befasues u bë në shkurt të vitit të kaluar pasi Johnson vizitoi Kievin për të siguruar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Britania do të mbështeste vendin e tij nëse Rusia e pushton.
Johnson tha se në kthimin e tij, ai kishte "një telefonatë shumë të gjatë e të jashtëzakonshme" me Putinin. Në atë kohë, presidenti rus po mohonte publikisht se ai kishte në plan të pushtonte Ukrainën, pavarësisht se kishte grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufijtë e saj.
Johnson i tha atij se lufta do të ishte një "katastrofë e totale" dhe do të shkaktonte sanksione të paprecedenta perëndimore.
Ai hodhi poshtë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke pasur parasysh kundërshtimin e anëtarëve si Franca dhe Gjermania, por paralajmëroi se lufta mund të nxiste mbështetjen pas Kievit dhe do të rezultonte në 'më shumë NATO, jo më pak NATO' në kufijtë e Rusisë.
“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: “Boris, nuk dua të të bëj keq, por me një raketë do të më duhej vetëm një minutë”.
Zbulimi vjen në një seri dokumentarësh të BBC-së të quajtur Putin kundër Perëndimit, i cili do të transmetohet sonte.
Johnson luajti një rol udhëheqës në nxitjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën vitin e kaluar, në një kohë kur lojtarët kryesorë, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, po luhateshin.