Lajme nga Bota

Boris Johnson humbet nënën. Çfarë thoshte dikur për marrëdhënien me të

Boris Johnson humbet nënën. Çfarë thoshte dikur për

Piktorja Charlotte Johnson Wahl, nëna e kryeministrit Boris Johnson është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sipas njoftimit zyrtar, ndërroi jetë paqësisht në ST.Mary Hospital.

Boris Johnson e përshkroi njëherë nënën e tij si autoritetin suprem në familje dhe tregoi se ajo i kishte mësuar të vlerësonte njësoj çdo jetë njerëzore.

Charlotte është e njohur sidomos për portretet që realizonte.