Lajme nga Bota

Boris Jonhson i habit të gjithë! Merr masat më të ashpra për anglezët: Do dilni vetëm në këto raste

Boris Jonhson i habit të gjithë! Merr masat më të ashpra

Ndonëse me vonesë, kryeminsitri britanik ka vendosur masat më të ashpra ndonjëherë të marra për anglezët birrë-dashës. Ka vendosur shtetrrethimin këtë mbrëmje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Sipas udhëzimit të ri:Qytetarët do mund të dalin vetëm për katër arsye ose do të përballen me gjobë nga policia. Takimet me më shumë se dy persona janë të ndaluara, dyqanet e panevojshme ose ku nuk shesin produkte bazike do të mbyllen të gjitha.

Ju duhet të qëndroni në shtëpi, ishte thirrja e kryeministrit britanik në deklaratën sot. 

Katër rastet kur do lejohet dalj anga shtëpia: 

- Për të blerë ushqimet, sa më rrallë të jetë e mundur.

-Vetëm një herë në ditë për të bërë ecje

-për të blerë ilaçe

- për të shkuar në punë, ata që nuk e kanë të mundur të punojnë nga shtëpia.

Kryeministri njoftoi për llojet e bizneseve që do mbyllen:

-te gjitha dyqanet që shesin rroba dhe mallra që nuk janë bazike, përfshirë dyqanet e veshjeve dhe elektronike.

-mbylljen e bibliotekave, palestrave, pishinave, dhe vendeve ku zvillohen aktivitete me shumë njerëz. 

Britania ka 5,837 të infektuar, 335 viktima, 135 të shëruar, 20 në gjendje kritike.