Lajme nga Bota

Borrell pas takimit me Vuçiç edhe Kurtin: Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve

Borrell pas takimit me Vuçiç edhe Kurtin: Të dy mbajnë

Josep Borrell, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel tha se të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiç e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi. Pres nga Kosova që të ndalojë fazën e ardhshme për gjobat dhe Serbia të ndalojë dhënien e targave të reja”, tha Borrell.