Lajme nga Bota

Bota ka filluar të kursejë!

Bota ka filluar të kursejë!

Në kushtet e thatësirave, ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, si dhe një lufte që ka shkatërruar balancat, bota ka filluar të kursejë.

Gjermania: Kurseni gazin!

Në Gjermani ka një thirrje për qytetarët, që të kursejnë energjinë, veçanërisht gazin. Ekziston frika se Rusia mund të përdorë mirëmbajtjen e Nord Stream si pretekst për të bllokuar gazin.

Shteti do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizimin me gaz të familjeve, spitaleve dhe institucioneve të domosdoshme. Por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për furnizim me sasi të mjaftueshme.

Italia: Pakurierët t`ua lajnë flokët vetëm një herë klienteve

Komuna Castenaso, afër Bolonjës, me një popullsi prej 16 mijë banorësh, aktualisht po përjeton një thatësirë ??të madhe. Kryebashkiaku Carlo Gubellini ka vendosur një rregull të ri. Parukieret do t`i lajnë vetëm një herë flokët e klienteve. Rregulli ka nisur të zbatohet dhe do të jetë në fuqi deri në shtator. Parukierët që do të vazhdojnë të lajnë dy herë kokën e klientëve të tyre do të gjobiten deri në 500 euro.

Daminarka: Shkurtoni kohën e qëndrimit në dush

E keni parasysh kur pasi lahesh qëndron pak më shumë në dush, si për t`u çlodhur dhe qetësuar? Epo danezët nuk munden ta bëjnë dot këtë.

Qeveria daneze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Gjithashtu u bën thirrje që të shkurtojnë kohën e dushit në përpjekje për të kursyer energjinë elektrike. Rekomandohet gjithashtu heqja e pajisjeve nga prizat kur njerëzit shkojnë me pushime verore.