Lajme nga Bota

Brazili ndalon përdorimin e celularëve në shkolla

Brazili ndalon përdorimin e celularëve në shkolla

Studentët në Brazil nuk do të jenë më në gjendje të përdorin celularët e tyre në shkollë pasi Kongresi miratoi një projekt-ligj që synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për efektet e dëmshme të ekraneve.

Më shumë se gjysma e fëmijëve në Brazil nga mosha 10 deri në 13 vjeç kanë celularin e tyre. Kjo përqindje shkon në 87,6% për adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç.

Sipas të dhënave nga komisioni i internetit i Brazilit, pothuajse dy të tretat e shkollave në vend kanë miratuar kufizime për përdorimin e telefonave celularë, por 28% e ndalojnë plotësisht përdorimin e tyre.

Projektligji, i cili mbulon studentët nga 4 deri në 17 vjeç, u miratua nga Senati dhe tani duhet të ratifikohet nga Lula.

Ligji lejon përdorimin e mediave elektronike vetëm për qëllime edukative ose aksesueshmërie.

82% e prindërve në Brazil pajtohen me ndalimin e telefonave celularë në shkolla, sipas një sondazhi.