Lajme nga Bota

Brigitte Macron futet në izolim!

Brigitte Macron futet në izolim!

Në Francë, me 30 mijë raste të reja ditore me koronavirus dhe ku situata duket se përkeqësohet gjithnjë e më shumë, së fundmi mbërrin lajmi se zonja e parë franceze, Brigitte Macron është futur në izolim. Ajo në fakt është një rast-kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Brigitte Macron futet në izolim!

Aktualisht nuk ka simptoma, por mediat franceze shkruajnë se Zonja Macron, 67 vjeçe do duhet të qëndrojë në izolim për një javë sipas protokollit. Me gjasë ajo do ti nënshtrohet testit të Covid, presidenti Macron gjithashtu, duke qenë se jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Brigitte Macron futet në izolim!

Sipas mediave, ajo ka pasur kontakt 15 tetorin e kaluar me një person që ka rezultuar pozitiv me virusin Sars-Cov-2. Për shkak të izolimit, ajo nuk do të marrë pjesë në eventin e përkujtimit të mësuesit që iu pre koka në Paris pak ditë më parë nga një terrorist, pasi ai iu tregoi studentëve të tij disa karikatura të profetit Muhamed.

Në Francë është rikthyer Lockdown-i në disa qytete. Masa e Gjendjes së Jashtëzakonshme është vendosur në Paris, Lille, Rouen, Saint-Etienne, Toulouse, Lyon, Grenoble, Aix-en-Provence dhe Montpellier. Franca po lufton kundër një epidemie të ringjallur që tani ka mbushur një të tretën e njësive të kujdesit intensiv të vendit me pacientë me COVID-19!

Brigitte Macron futet në izolim!

Brigitte Macron futet në izolim!