Lajme nga Bota

Britania ndalon edhe seksin për shkak të Covid! Çfarë thuhet në urdhrin e ri

Britania ndalon edhe seksin për shkak të Covid! Çfarë

Vendimi i qeverisë britanike ka shkuar aq larg sa për të hyrë në dhomën e gjumit të qytetarëve të saj, gjë që ndodhi edhe në karantinën e parë të vendit me nisjen e pandemisë.

Sipas kufizimeve të qeverisë, çiftet që jetojnë në zonat më të prekura nga Covid, të cilët nuk jetojnë bashkë, duhet që të vazhdojnë ta mbajnë lidhjen duke respektuar distancën fizike, duke u takuar vetëm në ambientet jashtë, pavarësist se mund të jenë në një marrëdhënie të gjatë.

Qeveria insiston se ata njerëz që jetojnë në nivelin 2 dhe 3 (me rrezikshmëri të mesme dhe të lartë) nuk lejohet që të takohen me miq apo familjarë me të cilët nuk jetojnë, vetëm në rast se banojnë bashkë.

Britania ndalon edhe seksin për shkak të Covid! Çfarë

Këta njerëz lejohet që të takohen jashtë shtëpisë për sa kohë që respektojnë distancën fizike.

Sidoqoftë, qeveria e Boris Johnson po përballet me kritika për mos përjashtimin e njerëzve që janë në një lidhje serioze, të cilët nuk jetojnë së bashku.

I pyetur nëse çiftet që jetojnë të ndarë në zonat e nivelit të dytë mund të shohin njëri-tjetrin brenda, zëdhënësi Zyrtar i Kryeministrit tha: “Për shkak se qëllimi i masave që kemi vendosur janë të thyejnë zinxhirin e transmetimit midis familjeve dhe këshilla shkencore është që ka transmetim më të madh të virusit brenda shtëpive”.

I pyetur nëse qeveria pret që çiftet që takohen të mos puthen apo preken, zëdhënësi tha: “Rregullat përcaktojnë që njerëzit duhet të ndjekin distancimin fizik dhe kjo përfshinë duart, fytyrën, rregullat e hapësirës”.

Nga kjo javë në Britani janë marrë masa drastike për të ndaluar përhapjen e Covid./ Burimi Daily Mail