Lajme nga Bota

Britania në prag Lockdown-i? Nuk duam ne, por mund të jetë i nevojshëm

Britania në prag Lockdown-i? Nuk duam ne, por mund të jetë i

Doktori i njohur britanik Hilary Jones ka paralajmëruar se një tjetër lockdown në nivel kombëtar do të ishte i nevojshëm pasi rastet me të infektuar po rriten në mënyrë eksponenciale.

Teksa fliste në emision se si rastet po shtohen, doktori tha se nuk po kërkohet nga askush që të futemi sërish në izolim por që kjo mund të jetë e nevojshme pasi nuk po respektohen rregullat dhe shumë njerëz po rrezikojnë edhe jetën.

‘Askush nuk dëshiron një izolim tjetër kombëtar, por ne po shohim 4000 raste të koronavirusit në 24 orë, shifrat po rriten shumë shpejt. Në disa pjesë të Veriut po shohim kufizime, por rastet po rriten në mënyrë eksponenciale dhe kjo do të kthehet në rritje të të sëmurëve dhe viktimave. Ne nuk duam bllokim kombëtar, por nëse nuk po tregohemi të kujdesshëm mund të jetë nevojë! Ne duhet ta mbajmë këtë pandemi nën kontroll sepse nëse gjërat dalin jashtë kontrollit patjetër që do të kemi nevojë për një bllokim tjetër kombëtar'.

Rastet e konfirmuara me koronavirus në Britani kanë arritur në mbi 378,000, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar 41,600.