Lajme nga Bota

Britania nën valën e të nxehtit, këto janë porositë për të mos rrezikuar jetën

Britania nën valën e të nxehtit, këto janë

Britania po përgatitet për ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë me temperaturat e parashikuara të arrijnë në 40 grade Celcius.

Njerëzve u është bërë thirrje të mos hipin në trena, të mos dalin në rrugë, të shmangin spitalet dhe të kontrollojnë fqinjët e sëmurë apo të vetmuar.
Temperaturat e larta që paraqesin rrezik për jetën mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar të hënën dhe të martën, duke thyer rekord.
Vala e të nxehtit, e cila tashmë ka vrarë më shumë se 1 mijë njerëz dhe ka çuar në zjarre shkatërruese në disa vende, pritet të shkaktojë mbylljen e disa shkollave
Drejtuesit e hekurudhave u kanë thënë njerëzve që të mos udhëtojnë, ndërsa Network Rail ka marrë vendimin e paprecedentë për të mbyllur 184 milje shina në linjën kryesore të Bregut Lindor të martën, e cila kalon nëpër zona që pritet të preken nga temperaturat më të larta.

Do të ketë gjithashtu kufizime të shpejtësisë në shërbimin e drejtuar nga 21 operatorë hekurudhor, mes shqetësimeve që shinat mund të shtrëngohen në vapën e madhe.

Drejtuesve të automjeteve u kërkohet gjithashtu të jenë të kujdesshëm, me paralajmërimin se gomat mund shkruhet dhe të shpërthejnë nga nxehtësia ekstreme gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Britania mund të jetë më e nxehtë se Delhi dhe shkretëtira e Saharasë sot.

BBC madje po parashikon se fshati Rauceby në Lincolnshire mund të shohë kulmin e vlerave termike në një temperaturë 44 gradë Celcius të martën.