Lajme nga Bota

Britania nis fushatën në shqip: Po erdhët ilegalisht këtu, do arrestoheni dhe largoheni. Shqipëria, vend i begatë

Britania nis fushatën në shqip: Po erdhët ilegalisht këtu,

Qeveria britanike ka nisur një fushatë reklamuese që synon të pengojë shtetasit shqiptarë të kalojnë ilegalisht në Angli.

Posterët përmbajnë mesazhe në shqip dhe anglisht, duke shkruar se këta njerëz do të 'përballen me arrestimin dhe largimin' nëse e provojnë.

Britania nis fushatën në shqip: Po erdhët ilegalisht këtu,

Reklamat do të shfaqen në rrjete sociale. Ndërkaq qeveria nuk ka sqaruar ende se sa do të kushtojë kjo fushatë që ka hasur edhe kundërshti.

Britania nis fushatën në shqip: Po erdhët ilegalisht këtu,

Sipas Home Office që është ngarkuar për të realizuar fushatën, Shqipëria është një 'vend i sigurt dhe i begatë'.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha: “Ne jemi të vendosur të ndalojmë anijet dhe fushata e nisur në Shqipëri këtë javë, është vetëm një komponent i punës së Home Office në rrjedhën e sipërme për të ndihmuar në rrëzimin e miteve rreth udhëtimeve të paligjshme në MB, për të shpjeguar realitetet dhe për të luftuar gënjeshtrat e hedhura nga kontrabandistët e këqij që përfitojnë nga kjo tregti e ndyrë.”

Tim Naor Hilton, shefi ekzekutiv i Refugee Action, tha: “Kjo është një tjetër fushatë e pakuptimtë që tregon se ministrat refuzojnë të kuptojnë se një pakicë e vogël refugjatësh në botë kanë arsye shumë të fuqishme për të ardhur këtu”.