Lajme nga Bota

Britania një hap pas: Koronavirusi rikthen disa masa dhe bllokon ato që do hiqeshin

Britania një hap pas: Koronavirusi rikthen disa masa dhe bllokon ato

Kryeministri Britanik Boris Jonhnson ka njoftuar se masat lehtësuese që do hynin në fuqi nga dita e nesërme do të shtyhen për pas 15 gushtit, duke përfshirë hapjen e kazinove, sallave të lojërave, bowlingut, teatrot dhe koncertet. Po ashtu festat e dasmave ku lejohen vetëm 30 të ftuar nuk do jenë në fuqi para datës 15 gusht.

Vendimi është marrë për shkak të frikës për një valë të dytë pandemie që tani në Europë dhe Britani, pasi po rritet numri i të infekuarve dhe i viktimave.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se maskat do duhet të mbahen edhe në ambiente të tjera nga 8 gushti, duke përfshirë muzetë. Për të parë se sa i zbatojnë rregullat qytetarët, do të rikthehet prania e policëve në terren.

Kjo për analistët është përkthyer si një kthim të masave, më shumë sesa stepje dhe përforcim. 

Për ata që shqetësohen për punën, Johnson tha se mudn të shkojnë në ambientet e punës duke ruajtur distancën dhe rregullat e higjienës, ndërsa për vendet me më shumë staf sugjerohet që të punojnë nga shtëpia.

Por a kemi të bëjmë me një valë të dytë në Britani? Profesori Chris Ëhity thotë jo. Sipas ti arsyeja pse po shtohen të infektuarit është afrimi i njerëzve me njëri tjetrin. ‘Kështu shkalla e virusit do të rritet në mënyrë të pashmangshme’.