Lajme nga Bota

Britania po konsideron mundësinë që të ndalojë përdorimin e AstraZeneca-s për personat nën 30 vjeç

Britania po konsideron mundësinë që të ndalojë

Autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, po shqyrtojnë mundësinë që vaksina e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit të mos administrohet për të rinjtë nën moshat 30 vjeç.

Lajmin e raporton “Channel 4”, që raporton se vendimi pritet të vijë, pasi është konstatuar se në rastet e rralla kur kjo vaksinë krijon trombozë apo mpiksje të gjakut, disproporcionalisht kjo ndodh tek të rinjtë në moshë.

Gjithashtu, sipas studimeve të deritanishme vdekshmëria e personave nën moshën 30 vjeç është aq e ulët, sa vaksina nuk “vlen” të riskohet, pasi efekti anësor mund të jetë më i rrezikshëm se vetë virusi.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të rinjtë në Britani nuk do të vaksinohen, por për ta do të përdoret një tjetër lloj vaksine, me gjasa ajo e kompanisë Pfizer, ose Johnson & Johnson.

Tiranapost.al