Lajme nga Bota

Britania po mbyllet sërish!

Britania po mbyllet sërish!

Vala e dytë ka përfshirë Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson, do të njoftojë në një konferencë për mediat masat e reja. Do t`u lutet punëtorëve që mund të punojnë nga shtëpia, të mos dalin. Do urdhërojë mbylljen e lokaleve pas orës 22:00. Gjithashtu do u bëjë thirrje policëve për të pasur dorë të hekurt ndaj kujtdo që shkel rregullat.

Shkollat dhe bizneset do qëndrojnë të hapura deri në një njoftim të dytë dhe vërejtjen me kujdes të situatës.

Niveli i rrezikut nga koronavirus ka shkuar nga tre në katër, sipas klasifikimit që ata i kanë bërë duke e ndarë në shkallë.

*Burimi Daily Mail