Lajme nga Bota

Britania zgjat ditët e karantinës!

Britania zgjat ditët e karantinës!

Jo shtatë ditë, por 10 ditë. Ky është vendimi që ka marrë qeveria britanike për karantinimin e personave me shenja të koronavirusit. Zgjatja e ditëve vjen mes shqetësimeve të ngritura për shpërthimin e valës së dytë që tani në Europë dhe rritjen e rasteve të të infektuarve në Britani. 

Simptomat e para për të cilat autoritetet britanike kërkojnë menjëherë karantinimin janë: Kollë të vazhdueshme, temperaturë, humbje të shijes apo nuhatjes.

Megjithatë vende të tjera e kanë me dy javë karantinimin e personave me shenja të koronavirusit. 

Zyrtarët shëndetësorë thonë se ekzistojnë prova të kufizuara por me rëndësi që virusi mund të transmetohet midis shtatë dhe nëntë ditëve pasi njerëzit përjetojnë simptomat e para. 

Sipas statistikave zyrtare, Anglia pati nivelet më të larta të vdekshmërisë në Evropë në raport me popullsinë përgjatë gjysmës së parë të vitit 2020, sipas analizave nga Zyra e Statistikave Kombëtare.