Lajme nga Bota

Britanikët janë në izolim, ndërsa në shtëpinë e deputetit bëhej ‘party’! Policia zbulon skandalin

Britanikët janë në izolim, ndërsa në shtëpinë

Në Britani nuk ka diferencime nëse je deputet, artist apo bloger, rregullat janë të njëjta për të gjithë dhe këtë e tregon rasti i fundit.

Ndërsa të gjithë britanikët ende po ‘vuajnë’ masat e karantinës, një deputet vendosi të organizonte në shtëpinë e tij një festë ditëlindjeje. Policia zbuloi festën e paligjshme që po zhvillohej gjatë izolimit dhe ndërhyri në shtëpinë e deputetit të partisë Tory.

Dy persona ishin duke vizituar shtëpinë e Rob Roberts, deputet në Uellsin e Veriut, të cilëve iu kërkua të largoheshin.

Britanikët janë në izolim, ndërsa në shtëpinë

“Mirror” raporton se vendi ishte zbukuruar me tullumbace dhe banera për 40-vjetorin e bashkëshortes së deputetit, Alexandra.

Në Uells ashtu si në të gjithë Britaninë nuk lejohet që të vizitosh njerëzit e afërm apo miqtë. Sipas një zëdhënësi, deputeti nuk ishte prezent në atë moment, ndërsa familjes së tij iu përsëritën nga ana e uniformave blu udhëzimet e përcaktuara nga qeveria./ Burimi Mirror