Lajme nga Bota

Bullgaria në Lockdown të ashpër nga e premtja

Bullgaria në Lockdown të ashpër nga e premtja

Propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë Kostadin Angelov me 23 nëntor, ku i propozoi qeverisë që të vendosë një Lockdown për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që spitalet po përpiqen të përballojnë situatën me pacientët e shtruar.

Bullgaria u rendit e para në Europë për nga % e njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në raport me popullsinë, ndërsa rastet ditore mbeten alarmante, me 4000 në ditë.

Pas miratimit të qeverisë, nga dita e premte do të jenë këto rregulla:

-Mbyllen të gjitha shkollat, kopshtet, restorantet dhe dyqanet

-Përjashtohen nga mbyllja dyqanet ushqimore dhe shërbimi delivery.

-Klubet e natës dhe ambientet sportive do të mbyllen gjithashtu.

-Mbledhjet private do të jenë të kufizuara në 15 persona.

-Qendrat Tregtare do të mbyllen.

-Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë maskë kur dalin jashtë.

Masat e reja hyjnë në fuqi nga 27 nëntori. Ministri Angelov tha se shpresonte që masat të japin rezultate brenda 21 ditësh dhe më pas të hiqen për Krishtlindje. Ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme nga pandemia me katër muaj, deri në fund të marsit 2021.

Kryeministri i Bullgarisë Boiko Borisov tha në konferencë për shtyp:  Vetëm një gjë është provuar të ketë ndikim në COVID-19 - zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantinës. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kolapsit, ne do vendosim bllokimin për tre javë.

*Artikulli i marrë nga IntelNews, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al. 

Bullgaria në Lockdown të ashpër nga e premtja