Cikloni në Brazilin jugor shkakton 21 viktima
E Mërkurë 6 Shtator 2023, 09:35
TiranaPost
Një ciklon ka goditur orët e fundit Brazilin jugor, duke shkaktuar 21 viktima.
Lajmin e konfirmoi guvernatori i shtetit të Rio Grande do Sul. Ai u shpreh se ky është bilanci më tragjik i ndodhur ndonjëherë në vend nga një fenomen klimatik.
“Fatkeqësisht, u informova se 15 trupa u gjetën në komunitetin Musum, gjë që e çon numrin e të vdekurve në 21”, tha guvernatori Eduardo Leyte në një konferencë shtypi.
Jo më larg se në qershor një tjetër ciklon shkaktoi 16 viktima në të njëjtin vend.
Rio Grande do Sul kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.