Lajme nga Bota

Cinikët apo impulsivët? Studimi zbulon kush janë më të prekurit nga sëmundjet e zemrës dhe pse

Cinikët apo impulsivët? Studimi zbulon kush janë më të

Njerëzit cinikë kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës për shkak të përgjigjeve të tyre negative në mënyrë të vazhdueshme ndaj situatave stresuese. Këta persona kanë më shumë gjasa në krahasim me impulsivët apo agresorët.

Këtë ka zbuluar një studim i fundit që thotë se në shumicën e njerëzve një situatë stresuese shkakton një përgjigje: Përballje ose largim, por nëse e njëjta ngjarje ndodh sërish përgjigjja e trupit normalisht pëson ndryshim dhe reagimi zbutet.

Ndërsa, cinikët dhe ata që janë shumë spektikë nuk e memorizojnë stimulin dhe përjetojnë sërish nivelin e lartë të stresit për të njëjtën ngjarje.

Studiuesit amerikanë analizuan tre forma të ndryshme të kundërshtimit: emocional, të sjelljes dhe kognitiv, të cilat janë të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjes. Dhe rezultoi se forma e tretë paraqiste rrezikun më të madh.

Autorja kryesore Alexandra Tyra thotë: Sjellja cinike përbëhet nga besime, mendime dhe qëndrime negative. Këto zbulime tregojnë për një tendencë më të madhe për t'u përfshirë në cinizëm- e cila rezulton të jetë jashtëzakonisht e 'rëndësishme' në klimën e sotme politike dhe shëndetësore - por mund të jetë e dëmshme për shëndetin jo vetëm afatshkurtër por edhe afatgjate.

Studimet e mëparshme kanë treguar se stresi është po aq i keq për ne sa edhe mbipesha, pirja e duhanit dhe kolesteroli i lartë.

'Kur jeni të ekspozuar ndaj së njëjtës gjë shumë herë, risia e asaj situate prishet dhe nuk keni më një përgjigje apo reagim si herën e parë. Kjo është një përgjigje e shëndetshme. '

Por tek njerëzit cinikë, trupi reagon fizikisht në të njëjtën mënyrë për të njëjtin problem.

"Kjo është e pashëndetshme sepse shkakton reagim në sistemin tonë kardiovaskular dhe me kalimin e kohës akumulohet".

Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut shkaktojnë më shumë se një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Britani, pothuajse 170,000 çdo vit.

Sëmundjet e zemrës janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekjes në të gjithë botën, duke marrë rreth 18 milion jetë në vit./ Daily Mail/ Tiranapost.al.