Lajme nga Bota

CNN-amerikanëve: Vizitoni Shqipërinë se kufijtë janë të hapur dhe s’kërkohet testi i virusit

CNN-amerikanëve: Vizitoni Shqipërinë se kufijtë janë

Rrjeti CNN amerikan ka publikuar një artikull për amerikanët të cilët edhe pse kanë pasaportën ndër më të fuqishmet në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk mund të udhëtojnë kudo që duan. As për të shkuar në Kanada nuk po lejohen nga bllokimi i kufijve.

CNN rendit Shqipërinë mes vendeve për tu vizituar nga ata që duan të lëvizin, duke përmendur faktin se kufijtë janë të hapur nuk kërkohet tampon, përveç kërkesës për të mbajtur maskë dhe orarit të kufizimit të lëvizjes.

Media prestigjioze ka listuar sipas rendit alfabetik listën e vendeve që lejohet të udhëtojnë amerikanët.

Për Shqipërinë shkruan:

Shqipëria është e vendosur në Detin Adriatik. Mbetet një vend i hapur për amerikanët. Faqja e ambasadës Amerikane tregon se nuk kërkohen analizat e koronavirusit ose karantina pas mbërritjes. Por ju mund të prisni një kontroll për gjendjen shëndetësore, si matja e temperaturës. Në Shqipëri janë të vendosura udhëzime me ligj për mbajtjen e maskës në ambientet publike dhe orar kufizimi i lëvizjes!

CNN-amerikanëve: Vizitoni Shqipërinë se kufijtë janë

*Linku origjinal nga CNN këtu. Përkthyer dhe përshtatur në Shqip nga Tiranapost.al.